Rasim Lajiq: Nëse taksa ndaj mallrave të Serbisë nuk hiqet shumë shpejt, dëmi do të jetë i madh dhe i përhershëm

Lajiq: Hashim Thaçi nuk e ka mbështetjen e politikanëve shqiptarë për t’i zhvilluar negociatat me Serbinë

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë Rasim Lajiq ka deklaruar se në negociatat ndërmjet Kosovës e Serbisë problemi kryesor është se kryetari i Kosovës Hashim Thaçi nuk e ka mbështetjen e politikanëve shqiptarë për t’i zhvilluar negociatat. “Mendoj se Hashim Thaçiq ka një problem serioz kur flasim për legjitimitetin e politik marrë para sysh se asnjë grupacion politik opozitar, madje edhe nga ata që janë pushtet siç është kryeministri Ramush Haradinaj, nuk e përkrahin zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, ka thënë Lajiq. Ai ka shtuar se nuk e di se në ç’mënyrë Thaçi mund të paraqesë çfarëdo zgjidhjeje në negociatat me Serbinë, porse Serbinë është me shumë rëndësi të vazhdojë rolin konstruktiv e praktik në kërkim të zgjidhjes afatgjatë dhe të qëndrueshme. “Më duket se në fazën e ardhshme të dialogut ky do të jetë problemi kryesor dhe nuk dihet a do të arrihet kështu te zgjidhja e kompromisit. Shtrohet çështja e legjitimitetit që do të shtrohet në Prishtinë”, ka thënë Lajiq

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …