Largimi i Emmersonit mund të ketë pasoja të rënda për vazhdimin e mbrojtjes së Kadri Veselit, thotë, Taulant Hodaj

Largimi i avokatit, Ben  Emmersonit mund të ketë pasoja të rënda për vazhdimin e mbrojtjes së Kadri Veselit, thotë, Taulant Hodaj. Trupi Gjykues i Gjykates Speciale në rastin Thaçi dhe të tjerët miratoi sot përfundimin e përfaqësimit ligjor të Kadri Veselit nga avokati Ben Emmerson. Ky zhvillim ka shkaktuar shqetësime në lidhje me ndikimin që mund të ketë largimi i Emmersonit në mbrojtjen e Veselit. Taulant Hodaj vuri në dukje se, ende  nuk janë të njohura arsyet e sakta të largimit dhe detajet e marrëveshjeve të brendshme, është e qartë që ky ndryshim mund të ndikojë negativisht në mbrojtjen e Veselit. Nga këndvështrimi ynë si vëzhgues të jashtëm, largimi i Ben Emmersonit paraqet një mungesë të madhe dhe do të ketë pasoja në mbrojtjen dhe vazhdimin e përfaqësimit të z.Veseli. Emmerson ka qenë avokati kryesor që nga fillimi dhe është konsideruar ndër avokatët më të mirë që përfaqësojnë në Gjykatën Speciale dhe përtej saj, tha Hodaj.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Shala: PDK-ja bëri mirë që e votoi kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Behxhet Sh. Shala – Bajgora ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e …