Ministri rus S. Lavrov

Lavrov: Kievi nuk i përfaqëson banorët në Donbas, as Prishtina nuk mund t’ i përfaqësojë interesat e Serbëve në Kosovë

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, kryesues i radhës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar se Perëndimi e njohu pavarësinë e Kosovës pa një referendum, ndërsa atë të Krimesë e kundërshton, duke pretenduar se në gadishull është mbajtur një referendum. Është e qartë se regjimi nazist në Kiev nuk mund të konsiderohet në asnjë mënyrë përfaqësues i banorëve në Donbas, ashtu sikur as  Prishtina nuk mund të pretendojë se përfaqëson interesat e Serbëve të Kosovës, tha Sergej Lavrov. Ministri rus shtoi se Bashkimi Europian u premtoi serbëve të Kosovës një autonomi, ashtu sikur bënë Berlini dhe Parisi, që i  premtuan Donbasit një status special. Kryediplomati i Moskës tha ndër të tjera se vetë Joe Biden nxiti bombardimet e NATO-s në Beograd, dhe sipas tij, tani serbëve u kërkohet që të mos ofendohen për shkak të atij zhvillimi.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …