leoni

SBASHK

LDK dhe AAK shqetësohen për paralajmërimet e SBASHK-ut për grevë, fajësojnë Qeverinë

Anëtarët e Komisionit për Arsim nga opozita e Kosovës janë të shqetësuar lidhur me  paralajmërimet e SBASHK-ut për grevë, duke kërkuar që nxënësit të mos vuajnë pasojat e përplasjes. LDK-ja i konsideron  të drejta kërkesat e sindikatës, ndërsa AAK, kërkon që çështja të trajtohet në Kuvend për të shmangur përdorimin e nxënësve për qëllime politike. Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, vlerëson se mos dialogu mes qeverisë dhe sindikatës çon në këtë gjendje. Ajo thekson se kërkesat për rritje të pagave janë të drejta, duke marrë parasysh inflacionin e lartë. Ndërkaq, Albena Reshitaj nga AAK, shpreh kritikë për trajtimin e qeverisë ndaj sindikatave dhe kërkon që arsimi të mos përdoret për interesa politike. Ajo vlerëson se situata aktuale përçanë mësimdhënësit dhe kërkon që çështja të diskutohet në Kuvend për të gjetur zgjidhje afatgjata për arsimin në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Hisen Berisha: Korrupsioni moral e politik lejon formimin e qeverisë, thirrje për votim të hapur në Kosovë

Analisti Hisen Berisha paralajmëron se formimi i qeverisë nga Kryeministri Albin Kurti nuk ka ardhur …