leoni

LDK-ja e ka dënuar sjelljen e ministrit në detyrë, Xhelal Sveçla ndaj një aktivisti të LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dënuar sjelljen e ministrit në detyrë, Xhelal Sveçla ndaj një aktivisti të LDK-së. Në reagimin e këtij subjekti politik thuhet se deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka pasur një sjellje “arrogante dhe kërcënuese” ndaj një aktivisti të LDK-së. “Lidhja Demokratike e Kosovës dënon ashpër sjelljen e papranueshme, arrogante dhe kërcënuese të deputetit Xhelal Sveçla ndaj një aktivisti tonë, i cili po qëndronte qetësisht në trotuar. Përveç tjerash ka ndaluar atë dhe e ka fotografuar pa pëlqimin e tij, veprim ky i ndaluar me ligj dhe përbën shkelje të të drejtave themelore të qytetarëve. Një reagim i tillë, i shoqëruar me tone agresive dhe sjellje denigruese, është shenjë e qartë e panikut dhe humbjes së kontrollit politik të atyre që për vite kanë keqpërdorur institucionet e shtetit, e sot ndjehen të zhveshur nga mbështetja qytetare. Përballë qytetarëve dhe simboleve tona, z. Sveçla ka zgjedhur arrogancën në vend të maturisë, kërcënimin në vend të kulturës demokratike,” thuhet mes tjerash në reagimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ekipi i Përparim Ramës, ka denoncuar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, për vjedhje të projekteve

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka uruar që të fitoj më i miri

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka …