LDK: Derisa çështja e dialogut me Serbinë po e mbizotëron debatin, koalicioni qeveritar po uzurpon institucionet

LDK-ja ka reaguar lidhur me platformën ku kërkohet unitet politik nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me platformën ku kërkohet unitet politik nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. Në reagim thuhet se nuk do të lejojmë që njerëz të papërgjegjshëm, të etur vetëm për pushtet, që nuk përfaqësojnë shumicën e qytetarëve të Kosovës, të bëjnë dialog në emër të Kosovës. Një gjë është e qartë se qeveria e pakicës nuk mund të zhvillojë  dialog për çështje të interesit nacional. Nuk do të lejojmë që njerëz të papërgjegjshëm, të etur vetëm për pushtet, që nuk përfaqësojnë shumicën e qytetarëve të Kosovës. Platforma nuk definon asgjë, siç janë temat për diskutim lidhur me të pagjeturit, kompensimi i dëmeve, kthimi i pensioneve etj. “Dialogu i lihet në dorë presidentit, i cili duhet të sigurojë unitetin politik. Kjo reflekton pafuqinë e koalicionit qeverisës të pakicës për të udhëhequr proceset madhore të vendit, thuhet mes tjerash në reagimin e  LDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …