LDK

LDK-ja të mërkurën mban tryezë me përfaqësuesit e subjekteve parlamentare rreth zgjedhjeve të parakohshme

LDK-ja pritet që ditën e mërkurë t’i ulë në një tryezë përfaqësuesit e partive poltike parlamentare, me qëllim për të biseduar rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Megjithatë, partitë politike thonë se nuk presin marrëveshje për zgjedhje. Partitë politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tryezën e thirrur nga Grupi Parlamentar i LDK-së, që pritet të mbahet të mërkurën për të diskutuar rreth shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Megjithatë, përfaqësuesit e subjekteve politike thonë se nuk presin marrëveshje për zgjedhje. Partitë në pushtet kanë deklaruar se zgjedhjet e parakohshme mund të vinë vetëm me vullnetin e pozitës, në të kundërtën këto thirrje të opozitës po bëhen vetëm për konsum publik.  Në anën tjetër Lëvizja Vetëvendosje, që e mbështet LDK-në në deklarimet për zgjedhje të parakohshme, nuk është e sigurt nëse një gjë e tillë do të ndodhë shpejt.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …