Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të marrin dritën e gjelbër pesë marrëveshjeve ndërkombëtare

LDK-ja, Vetëvendosja dhe PSD-ja janë duke shqyrtuar një mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës

Tri partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate, janë duke shqyrtuar tani e sa kohë një mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës. Albulena Haxhiu, deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se Kuvendi i Kosovës ka kohë që nuk është funksional dhe se sipas saj, në rrethana të tilla duhet të ndërmerren vendime të menjëhershme opozitare dhe qytetare. “Ka kohë që Kuvendi është jofunksional edhe për shkak të papërgjegjësisë së kryetarit të Kuvendit i cili nuk e ka marrë seriozisht e as prioritet punën e Kuvendit të Kosovës. Kjo është njëra nga arsyet pse Kuvendi është jofunksional, ku shumë pika të rendit të ditës që kanë mbetur pa u trajtuar, pa u shqyrtuar dhe pa u votuar. Arsye tjetër është mungesa e numrave të koalicionit aktual. Koalicioni aktual mezi qëndron në këmbë dhe padyshim që kjo e bën të vështirë punën e tyre në Kuvend si organi më i lartë ligjvënës”, thotë Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova nuk figuron në agjendën e takimit të Këshillit të Evropës në maj 2025

Në agjendën e publikuar për takimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i …