LDK kundërshton pjesëmarrjen e Bislimit në dialog: Nuk ka mandat legjitim për të përfaqësuar Kosovën

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas takimit trepalësh të mbajtur në Bruksel mes zëvendëskryeministrit në detyrë Besnik Bislimi, kryenegociatorit serb Petar Petkoviq dhe emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen. LDK ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e z. Bislimi për të përfaqësuar Kosovën në këtë proces, duke theksuar se qeveria aktuale është në detyrë dhe se mandati i saj ka përfunduar me certifikimin e rezultateve zgjedhore të 9 shkurtit. “Z. Bislimi nuk gëzon asnjë mandat legjitim për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në dialogun me Serbinë. Ai është vetëm ushtrues detyre, pa legjitimitet demokratik dhe pa miratim parlamentar për të marrë vendime në procesin e dialogut,” thuhet në deklaratën e LDK-së. LDK thekson se çështja e dialogut me Serbinë është interes i lartë shtetëror dhe nuk mund të menaxhohet nga një qeveri në detyrë, duke e cilësuar çdo angazhim të ndërmarrë në këtë fazë si të papranueshëm dhe të paligjshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja pranoi prova nga Serbia, një delegacion i OVL UÇK-së në ambasadën gjermane

Një delegacion i OVL UÇK-së i kryesuar nga kryetari Hysni Gucati është pritur në takim …