LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të ngrejë kallëzim penal ndaj anëtarëve të Qeverisë që janë betuar sot si deputetë, duke i akuzuar për ushtrim të paligjshëm të funksioneve ekzekutive pas certifikimit të rezultateve zgjedhore më 27 mars. Ajo citoi nenin 70 të Kushtetutës, i cili sipas saj e përcakton qartë se mandati i deputetit fillon me certifikimin e rezultateve. Bajrami argumentoi se që nga ajo datë, ushtrimi i funksioneve qeveritare përbën shkelje të Kushtetutës. Ajo shtoi se hapi i radhës mund të jetë dërgimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Bajrami konfirmoi se LDK nuk e mbështet asnjë kandidat të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Situata mbetet e tensionuar në Kuvend, ndërsa kriza institucionale po thellohet.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …