Pas takimit të mbajtur me presidenten Vjosa Osmani, Kryesia dhe Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë dalë me një deklaratë për krizën politike dhe institucionale që ka mbërthyer vendin për tre muaj. LDK ka theksuar se situata aktuale është pasojë e paaftësisë së partisë së parë për të krijuar shumicën parlamentare dhe për të konstituuar Kuvendin e Kosovës. Ajo ka vlerësuar se çdo tentativë për të funksionalizuar institucionet pa shumicë është një përpjekje për të imponuar vullnetin e partisë më të madhe mbi realitetin politik. LDK ka propozuar krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse kalimtare si zgjidhjen më të mirë për krizën dhe ka ftuar partitë politike të mbështesin këtë ide. LDK ka theksuar se gjendja aktuale është e dëmshme për qytetarët dhe kërkon veprim urgjent për të ruajtur rendin kushtetues dhe për të garantuar zhvillimin e institucioneve.
