LDK: Të mbahen zgjedhjet sa më parë, pasi është e dëmshme që vendi të qeveriset nga një pakicë me interesa klanesh

LDK: Të mbahen zgjedhjet sa më parë, pasi është e dëmshme që vendi të qeveriset nga një pakicë me interesa klanesh

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në mbledhjen e sotme ka bërë të ditur se për këtë arsye do të fillojë organizimin dhe mobilizimin e anëtarësisë dhe qytetarëve për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme. LDK sheh interes të veçantë që të përmirësohet qeverisja edhe në nivel lokal, prandaj do të angazhohet që pushteti lokal, sikurse edhe ai qendror të punojë në të mirë të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës i ka bërë publike qëndrimet e saj për dialogun me Serbinë, të cilat do të diskutohen në takimin e ardhshëm të Këshillit të Përgjithshëm, si organ më i lartë i LDK-së, ndërmjet dy kuvendeve”, thuhet në njoftimin për medie.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …