LDK vendos: Kuvendi Zgjedhor për kryetarin e partisë më 31 janar

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilën është marrë vendimi që më 31 janar të mbahet Kuvendi Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të partisë, raporton Periskopi. Ky vendim vjen pas një takimi që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kishte zhvilluar më 13 janar me nënkryetarët e partisë. Abdixhiku tashmë ka ofruar dorëheqjen nga pozita e kryetarit të LDK-së, duke ia lënë vendimin për pranimin ose jo të dorëheqjes Kuvendit të partisë. Kuvendi Zgjedhor i 31 janarit pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e udhëheqjes së LDK-së, në një moment të ndjeshëm politik për partinë pas zhvillimeve të fundit zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Të bëhet rinumërimi i plotë i votave dhe hetim të hollësishëm

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar rinumërimi i plotë i votave …