Le të jetë 1 Maji një ditë reflektimi dhe motivimi për politika më të drejta dhe më shumë mundësi pune

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me anë të një postimi në facebook ka uruar 1 majin – ditën Ndërkombëtare të Punës.

“Më 1 Maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punës, shpreh mirënjohje dhe respekt për të gjithë punëtorët, në sektorin publik e privat, që me përkushtim mbajnë gjallë zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit.

Kjo ditë na kujton rëndësinë e dinjitetit në punë, përmirësimin e kushteve dhe përkrahjen për punëtorët. Edhe në Rahovec kemi shembuj frymëzues të punëtorëve të palodhur dhe ndërmarrësve që investojnë në mirëqenie.

Le të jetë 1 Maji një ditë reflektimi dhe motivimi për politika më të drejta dhe më shumë mundësi pune”.

Urime 1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punës!

Kontrolloni gjithashtu

Të premtën me 24 tetor në Deçan mbahet Festivali i Gështenjës

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …