Komuna e Vitisë të merret shembull nga komunat e tjera për aksionet mjedisore

Komuna e Vitisë ka vazhduar të mobilizohet në aksionet mjedisore. Me këtë rast Kryetari i komunës, Sokol Haliti me qytetarë vullnetarë të shumtë kanë zhvilluar aksione të pastrimit në qytetin e Vitisë, Binqë, Kabash dhe Debelldeh ku përveç se janë larguar mbeturinat janë mbjellë edhe drunjë dekorativ si dhe janë vendosur tabele me mesazhe për mbrojtjen e pyjeve. Kryetari Haliti i falënderoj të gjithë vullnetarët të cilët gjatë këtij viti u janë përgjigjur pozitivisht aksioneve të pastrimit në veçanti rinisë vitiase. Kurse Besnik Shabiu, nga “Let’s Do it Kosova”, theksoj se Komuna e Vitisë duhet të merret shembull në aksionet mjedisore.

Kontrolloni gjithashtu

Titujt e Kampionëve nuk kanë të ndalur për skuadrat ferizajase

Ferizaj ka shkruar histori në volejbollin e Kosovës duke fituar titullin e dytë të kampionit …