117 bletarë ferizajas përfitojnë koshere të bletëve

Komuna e Ferizajt ka bërë shpërndarjen e koshereve të bletëve për 117 bletarë të cilët tash e një kohë merren me kujdesin ndaj bletëve dhe prodhimin e mjaltit. Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Burim Bajrami thotë se ky subvencion është një shtytje për këta fermerë të cilët do ta kenë më të lehtë veprimtarinë dhe qasjen në treg. Edhe bletarët përfitues thanë se në treg kosheret kanë një çmim të papërballueshëm për buxhetin e tyre, prandaj e vlerësojmë mjaft të rëndësishme ndihmën që po u jepet. U tha se bashkëpunimi në mes të komunës dhe bletarëve do të vazhdojë edhe më tutje në mënyrë që rezultatet në këtë fushë të jetë sa më të mëdha.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …