Aliu: Qeveria nuk po bën ndonjë lëvizje në lidhje me rezoluten e Kuvendit për shpëtimin e Telekomit

Lëvizja Vetëvendosje e pranon edhe zyrtarisht dorëheqjen e Shpend Ahmetit nga strukturat e kësaj partisë

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë ditës së sotme ka pranuar zyrtarisht dorëheqjen nga kjo parti të Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti. Këtë, përmes një postimin në rrjetin social e ka bërë të ditur deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu. Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! e ka shqyrtuar dhe pranuar sot dorëheqjen dhe largimin e Shpend Ahmetit, por më duhet ta them se jam thellësisht i zhgënjyer nga vendimi i tij i padrejtë ndaj qytetarëve dhe aktivistëve të Lëvizjes”, ka shkruar ai.

Aliu e ka thyer besimin e të gjithëve. Tash që ai nuk është më pjesë e organizatës tonë, Lëvizja duhet të përcaktohet nëse dëshiron të hyjë në koalicion qeverisës me Shpend Ahmetin. Sa i përket Lëvizjes, ky vendim i takon, sipas Statutit, organit tonë më të lart vendimmarrës, Këshillit të Përgjithshëm, që do ta trajtojë këtë çështje në mbledhjen e radhës. “Deri atëherë, meqenëse Shpend Ahmeti është në qeverisje në Prishtinë për shkak të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, mendoj se është normale që drejtorët nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të qëndrojnë në pozicionet e tyre në Komunë të Prishtinës”, thet në shkrimin e Aliut.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …