Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se votimi për kryetar të partisë mbahet më 21 janar 2018

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se votimi për kryetar të partisë mbahet më 21 janar 2018

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se votimi për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje mbahet të dielën, më 21 janar 2018 Mbrëmë ka përfunduar afati i dorëzimit të kandidaturave për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, ku deputeti Albin Kurti ka qenë kandidati që ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për kandidimin si kryetar dhe nuk janë dorëzuar kandidatura të tjera.

“Nga dita e sotme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm ka shpallur të hapur fushatën e zgjedhjeve të brendshme për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku kandidati Albin Kurti do të paraqesë platformën e tij për mandatin e kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Fushata e zgjedhjeve të brendshme do të mbyllet 24 orë para ditës së votimit”, thuhet nder të tjerash në njoftimin e këtij subjekti politikë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Lidershipi i Ferit Idrizit nuk është vetëm premtim, por garanci për zhvillim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot qytetin e Vushtrrisë, ku …