leoni

Dardan Molliqaj

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj arrestimit të sekretarit organizativ të saj, Dardan Molliqaj

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër kundër arrestimit të sekretarit organizativ të saj, Dardan Molliqaj. Gjatë këtyre muajve, argumentet e faktuara dhe rezistenca e Opozitës së Bashkuar kanë mobilizuar masat në Kosovë në protesta gjithë popullore. Protesta madhështore e 17 shkurtit ia ka bërë të qartë Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit se ditët e këtij regjimi antipopullor janë të numëruara. Prandaj, në panik e sipër ata po përdorin të gjithë aparatin e dhunës si mjeti i fundit për të mbajtur në këmbë regjimin e tyre te delegjitimuar. Nuk ka dhunë që mund ta ndalë frontin e gjerë shoqëror të rezistencës që është ngritur kundër këtij regjimi. Deri në lirimin e të gjithë aktivistëve dhe deri në ditën e largimit të këtij regjimi shtypës policor, në Kosovë nuk mund të ketë drejtësi dhe qetësi, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK: Ka interesim jashtëzakonisht të madh të qytetarëve për të marr pjesë në protestën e 7 gushtit

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …