leoni

Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se entuziazmi për zgjedhje të reja është i lartë në këto ditë të nxehta qershori

Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se entuziazmi për zgjedhje të reja është i lartë në këto ditë të nxehta qershori

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka vizituar sot komunë e Drenasit, Dardanës e Gjilan, ku takoi aktivistët nëpër tenda dhe qytetarët nënshkrues të peticionit për zgjedhje. Sipas kësaj partie entuziazmi për zgjedhje të reja është i lartë në këto ditë të nxehta qershori dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e numrit të nënshkrimeve në peticion. “Nëpër takimet tona, e sidomos në këto tri të fundit me qytetarë, hetohet dëshira e nevoja për një qeveri të mirë, e jo një qeveri koti. Për një qeverisje që jep ndjenjën e sigurisë dhe zhvillimit, e jo të shantazhit, e të presidentit. Kryetari Kurti vizitoi këto qytete, ku takoi aktivistët punëtorë nëpër tenda dhe qytetarët nënshkrues të peticionit më të madh ndonjëherë. Koha e zgjedhjeve po afron e puna jonë do të shtohet në ditët e radhës. Rikthimi ynë do të jetë edhe më i fuqishëm, sepse nuk do të jetë vetëm rikthim i yni, por edhe i vetë popullit në qeverisje”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi rrëfen kërcënimet me jetë pas debateve me ministrat e Qeverisë Kurti

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se ka marrë …