Libri, “Energjia”, i autorit Abdullah Begolli është vepër shkencore e një rëndësie të veçantë

Libri, “Energjia”, i autorit Abdullah Begolli është vepër shkencore e një rëndësie të veçantë

Inxhinieri, studiuesi por edhe veprimtari e pjesëtari i një familjeje atdhetare, me pesë anëtarë të martirizuar  për lirinë e Kosovës, Abdullah Begolli, është i njohur për të arriturat e tij shkencore në lëmin e energjisë, ku edhe ka sjellë zbulime e risi të veçanta.

Autori, krahas studimeve tani ka përfituar edhe një përvojë të gjatë hulumtuese mbi baza shkencore për energjinë, si fenomen të  natyrës dhe universit, duke u ndalur në energjinë kombëtare, si burim jete për popullatën, shfrytëzimin e saj për përparimin dhe dobitë që sjellë  ajo  për mirëqenien  tonë dhe atë njerëzore në përgjithësi. Natyra i ka ligjet e veta, në radhë të parë për veten, për funksionimin e vet ekzistencial, universal, por në këtë mes është njeriu, mendja njerëzore, e cila me kohë i ka vërejtur dobitë që sjellë energjia për ta pasuruar dhe për ta begatuar jetën e tij dhe të komunitetit.

Inxhinieri dhe studiuesi i zellshëm,  Abdullah Begolli, në librin e tij del të jetë një njohës i jashtëzakonshëm,  jo vetëm i profesionit por edhe i fushave të tjera të afërta dhe ndihmëse, të cilat kanë të bëjnë me temën, që ai ka trajtuar në librin e tij studimor, “Energjia”,  kryekreje përmes një metodologjie të avansuar shkencore, mbi parimet e shkencës,  që kanë për bazë metodologjinë e punës shkencore në zbërthimin e koncepteve mbi baza të tezës, analizës e sintezës, parime bazë të punës shkencore, të materializmit dialektik.

Duke qenë se ky libër është tërësisht  i fokusuar sidomos në energjinë diellore dhe Diellin si Yll jetëdhënës, nuk ka si të mos na reflektojë edhe besimi fetar pagan i ilirëve për Diellin si zot. Është ky një digresion, që mbase nuk ka të bëjë fare me shkencën por ka të bëjë me rëndësinë që i kanë dhënë diellit popujt e lashtë të periudhës të cilën ne e quajmë pagane, duke e trajtuar si kohë  para besimit monotesit,   besimit në një zot

Ati ynë… nga Pater noster  apo nga ATON ( Ati jonë)

Shqipja njeh edhe një emër tjetër hyjnor dhe tokësor në të njëjtën kohë, emrin At, Atijonë mbase nga ATON. Kuptimi i hershëm i kësaj fjale doemos se lidhej me krijuesin e botës, sipas traditës monoteiste. Të shtojmë me këtë rast se besimin monist është shumë më i vjetër se besimi i hebraik, i krishterë, islam, etj.

 Fjala “At” e gjuhës shqipe mund të përafrohet me fjalën “Avot” të gjuhës hebraike, e cila shënon të njëjtën përmbajtje.

Kjo fjalë korrespondon edhe me emrin ATON, i cili te egjiptianët  e kohës së faraonit Ekhnaton shënonte  krijuesin suprem, diellin, si të vetmin burim të jetës. Ngjashmëria që ka emri  At, eten, etër, është shumë e përafërt me fjalën Aton, në kuptimin “ati ynë”,  apo “ati jonë, etj. Dhe pikërisht me këtë fjalë lidhet edhe përpjekja e parë që kishte bërë faraoni Ekhnaton për të krijuar besimin në një hyj të vetëm, besimin në rrezet e diellit. “700 vjet para profetit “Isai” faraoni Ekhnaton kishte projektuar besimin monoteist, besimin në një hyj krijues. (Alan e Sally Landsberg, “Në gjurmim të lashtësisë antike, Zagreb, 1974, f. 117).

            O Aton jetëdhënës,

            Krijues i farës së shtimit,

            Që i jep ngrohtësi jetës,

            Ti, Rrezaton,  shkëlqen,

           Aq larg shkon dhe kthehesh,

            Në mijëra trajta të mahnitshme,

            Dhe gjithmonë

            Një mbetesh.

            (Fragment nga kënga kushtuar Hyjit Aton, shkruar në hieroglife nga faraoni Ekhnaton. Vepra e cituar.).

Mirëpo studiuesi që merret me shkencën është krejt e natyrshme të anashkalojë spekulimet, interpretimet e literaturës fetare, e cila ka këndin tjetër të vështrimit, pasi sipas pikëpamjeve shkencore dihet se: “Dielli e furnizon tokën me energji të vazhdueshme, e cila ka vlerën e përafërt me prodhimin e 170 milionë centraleve bërthamore. Shfrytëzimi i energjisë diellore bazohet në ligjin fondamental të fizikës, ligjin mbi ruajtjen e energjisë, i cili thotë: Energjia as mund të prodhohet as të asgjësohet, ajo vetëm shndërrohet nga një formë në një formë tjetër. Libri , faqe 177.

Libri, “Energjia”, i autorit Abdullah Begolli është vepër shkencore e një rëndësie të veçantë

Autori i librit shkencor, “Energjia”, Abdullah Begolli, merret me shkencën si pikënisje dhe si tërësi, si fillim e mbarim sepse është shkencëtar dhe  vetëm Shkenca është ajo që jep shpjegime realiste për jetën, universin, materien, duke u bazuar mbi faktet, argumentet, analizat dhe tërë historinë e zhvillimit të Universit të pafund.

Me të drejtë recensuesit kanë konstatuar se ky libër është shkruar, jo vetëm për studiues profesionistë,  por për të gjithë lexuesit, sepse ky edhe ka qenë qëllimi kryesor i autorit.

Metoda që ka përdorur autori është e thjeshtë, e patricipuar dhe e sistemuar nga pjesët në tërësi, nga tërësitë elementare te ato  më të gjëra e më të ndërlikuara, por gjithnjë duke ruajtur  përmbajtjen dhe duke e begatuar nga  faqja në faqe, nga kapitulli në kapitull, nga pjesa në pjesë, për të arritur më në fund rekapitullimin, në tërësinë monumentale të librit, i cili ka edhe ilustrime të shumta  vizuele, që e bëjnë edhe më atraktiv dhe shumë më të kuptueshëm për lexuesit.

Libri, “Energjia”  vepër e autorit, Abdullah Begolli, është me interes për të gjithë ata që lexojnë dhe ata që gjurmojnë, hulumtojnë dhe që kanë synim ta begatojnë mendjen me dije shkencore, në kohën kur shkenca në nivel botëror universal ka bërë përparime kolosale, ndërsa arsimimi i gjeneratave të ne, fatkeqësisht  po ngec,  dhe,  nuk po e arrin hapin me kohën.

Me libra të tillë shkencorë, sidomos të kësaj  fushe të diturisë përfiton arsimi, në radhë të parë, por edhe lexuesit cilët do qofshin ata, të cilët bëjnë përpjekje t i zgjerojnë kapacitetet e  dijeve të tyre. (Ahmet Qeriqi)

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha

ISA FERIZAJ: RRON E DREJTA, E VËRTETA

ENVERIZMI ATDHETAR! Erdhi serish prilli, në vendin tim; Gjetur, i ka shqipet, në fluturim. Gjet …