Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Ai e ka shkruar se Albin Kurti i ka lënë bizneset në dorën e “mafisë energjetike”. “Zaptuesi i Zyrës së Kryeministrit së bashku me vartësit e tij, i la bizneset e Kosovës në mëshirë të mafias energjetike, në mënyre arbitrare dhe me qëllim të qartë tashmë, çmontimin e Kosovës duke ua trashur xhepat të dëgjueshmëve të tij”, tha Haradinaj.Ai paralajmëron se ky veprim “shkatërrues” nuk do të kalojë pa përgjegjësi: “Ky veprim shkatërrues nuk do të kalojë pa përgjegjësi. Rrethi po ju ngushtohet çdo ditë, dhe ky fund nuk do të jetë i mirë për ta, pashmangshëm do të përballen me ligjin. Kosova ka me u liru nga këta gangasterë me agjenda të dyshimta” ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Bubullima e motorëve do të dëgjohet edhe në qelitë ku po mbahen ish-krerët e UÇK-së

Eprori i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka shkruar se sot do …