Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika në adresë të Qeverisë Kurti

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika në adresë të Qeverisë Kurti. Ai ka përkujtuar se gjatë kohës kur e udhëheqte Qeverinë, projektimi i Autostradës së Dukagjinit ka qenë një hap konkret drejt realizimit të një prej projekteve më të rëndësishme zhvillimore për Kosovën. “Në vend që ky projekt të shtyhej përpara, Qeveria Kurti ka vendosur ta largojë nga mbështetja financiare, duke e lënë anash një proces që do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi, turizëm dhe zhvillimin rajonal. Heqja e mbështetjes financiare nënkupton shtyrje të projektit, humbje kohe dhe humbje mundësish për qytetarët e Dukagjinit. Realizimi i këtij projekti do ta lidhte Istogun, Pejën, Deçanin, Gjakovën, Rahovecin, Suharekën dhe Prizrenin në një korridor të vetëm ekonomik. Qytetarët e Dukagjinit nuk kanë nevojë për arsyetime, ata kanë nevojë për këtë autostradë” ka shkruar mes tjerash, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Rufki Suma

Rufki Suma: Fitër Bajrami na udhëheq drejt humanizmit dhe solidaritetit

Deputeti i Kuvendit te Kosoves, Rufki Suma ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e …