leoni

Behxhet Pacolli

Lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Behxhet Pacolli i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Biznesmeni i njohur, behxhet Pacolli ka njoftuar se gjykata e arbitrazhit është në favor të kompanisë së tij “Mabco” dhe se Qeveria e Kosovës është e obliguar ta zbatoj këtë vendim. Ndërkohë, ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo ka shkruar se askujt nuk do t’i lejohet pronësia mbi ndërmarrjet publike, duke aluduar në Hotelin Grand në Prishtinë. Kundër këtij reagimi ka reaguar biznesmeni, Behxhet Pacolli. Ai ka shkruar se deklarata e ministres Haxhiu tingëllonte si një formë “vetëngushëllimi”. “Ministrja e din shumë mirë, që askush në këtë proces nuk ka kërkuar objektin nga ju në asnjë moment. Këtë e lexoni edhe në postimin e maparshëm. Që nga fillimi i procesitit, Mabco ka kërkuar gjithmonë që t’i kthehen fondet e saj, të cilat janë përvetësuar në mënyrë të jashtëligjshme dhe asgjë tjetër” ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Behxhet Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj:  Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha po vepron në kundërshtim me Kushtetutën e vendit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka deklaruar se kryetari i Kuvendit, …