Lidhja Demokratike e Kosovës, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për shkelje të kushtetutës për të dhjetën herë. Sipas LDK-së, këto janë vendimet që shkelin kushtetutën:
Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës
Ndërhyrja në kompetencat e Komunës së Kamenicës për reformën në arsim
Ligji për zyrtarët publikë
Ligji për paga
Ligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg
Shkarkimi i 8 anëtarëve të bordit të RTK-së
Shkarkimi i 5 anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës
Shkarkimi i anëtares së Bordit të OSHP-së
Ligji për byronë shtetërore për verifikim dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
Ligji për Këshillin e pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
