Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur për nesër në një mbledhje Këshillin e saj të Përgjithshëm

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur për nesër një mbledhje Këshillin e saj të Përgjithshëm

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur në një mbledhje Këshillin e saj të Përgjithshëm. Mbledhja është paraparë të mbahet nesër në orën 14:30 në selinë e partisë. Në këtë mbledhje do të diskutohet për ecurinë e bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje për koalicionin e mundshëm pas zgjedhor, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit. Ndryshe, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa nuk do të takohen as sot, për të biseduar rreth arritjes së një marrëveshje për bashkëqeverisje mes dy partive.

Kontrolloni gjithashtu

Dimal Basha: Zgjedhet kryetar i Kuvendit me mbështetje të rëndësishme deputetësh

Në seancën e sotme, Arbërie Nagavci propozoi Dimal Bashën për kryesues të Kuvendit, duke e …