Të premtën në Rahovec, Kryetari i Komunës, z. Smajl Latifi dhe Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, z. Besart Dreshaj nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional dhe krijimit të një marrëdhënieje formale mes dy institucioneve. Lidhja e Bizneseve të Kosovës gjatë këtij takimi u përfaqësua edhe nga Hashim Deshishku dhe Adem Gecaj.
Memorandumi synon krijimin e një platforme për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe konkret mes Komunës dhe komunitetit të biznesit, me fokus të veçantë në promovimin e prodhimeve vendore dhe turizmit, lehtësimin e procedurave administrative për bizneset, dhe përmirësimin e mjedisit të përgjithshëm biznesor në Rahovec.
Objektivat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë:
Promovimin e prodhimeve dhe shërbimeve vendore
Lehtësimin e procedurave administrative për bizneset dhe përmirësimin e klimës së investimeve
Avokimin e përbashkët për nisma ligjore që adresojnë sfidat e komunitetit të biznesit
Promovimin e transparencës në proceset vendimmarrëse komunale;
Koordinimin në zhvillimin e politikave që stimulojnë rritjen ekonomike dhe tërheqjen e investimeve
Angazhimin e bizneseve në adresimin dhe shqyrtimin e sfidave administrative dhe ligjore.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
