Ligji i ri, që po harton Qeveria e Shqipërisë për rregullimin e informacionit “online”, ka nxitur diskutimin mes gazetarëve dhe poseduesve të mediave dhe portaleve informative. Të gjithë i bashkohen shqetësimit se, në emër të ndalimit të publikimit të shpifjes dhe fyerjeve në portalet “online”, ligji mund të prodhojë censurë në median “online”, e cila – sipas tyre, – është media më e lirë dhe më e pandikuar politikisht. Mbrojësit e kësaj ideje janë gazetarët që përhapin gënjeshtra, që shantazhojnë dhe përdorim gjuhën e ndragët me qëllim për ta helmura publikun lexues. Shumë gazetarë bien dakord se ky sektor ka nevojë për rregullim, apo për vetërregullim. Gjatë një takimi për të diskutuar detaje mbi këtë ligj, drejtori i Programeve në zyrën e Fondacionit “SOROS” në Tiranë tha se, ekziton rreziku i censurës ekzekutive. Në draft parashikohet ndëshkimi i mediave “online” dhe portaleve për shkak të përmbjajtjes apo gjuhës së komentuesve, të identifikuar apo anonimë. Plani parashikon implikimin e nj sërë institucionesh në procesin e kontrollit dhe ndëshikimit, duke përfshirë Policinë e Shtetit, Prokurorinë dhe një sërë agjencish të tjera, që janë nën varësinë e drejtpërdrejtë të ekzekutivit, thuhet në njoftimin për medie. (Top Channel)
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti, për ndërhyrje direkte në procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut
Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin Albin …