Qeveria e Kosovës

Ligji për zyrtarët publikë i propozuar nga Qeveria Kurti, lë pa punë mijëra zyrtarë të administratës publike

Për mijëra qytetarë të vendit të cilët janë të zënë me punë në administratën publike, që i takojnë pozitave të nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues, do t’u shpallet konkursi për vendin e tyre të punës që aktualisht janë duke e ushtruar. Shumë prej tyre mund humbasin vendin e tyre të punës. Kjo do të bëhet një vit pasi të hyjë në fuqi Ligji për Zyrtarët Publik i propozuar nga Qeveria Kurti. Ky ligj nga dita e sotme ka hyrë në shqyrtim në Kuvendin e Kosovës dhe mes shumë debateve ai ka kaluar në Komisionin për Administratë Publike. Neni 99 i këtij ligji e parasheh shpalljen e procesit të rekrutimit përmes konkursit publik. Një vit pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, për të gjitha pozitat e nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues do të shpallet procedura e rekrutimit sipas radhës së planifikuar përmes konkursit të hapur dhe publik, përjashtimisht për pozitat të cilat kanë qenë të lira dhe janë plotësuar gjatë fazës transitore të rekrutimit sipas nenit 98 të këtij ligji”, thuhet në këtë nenin 99. (nacionale)

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare …