Likoci i Ri së shpejti bëhet me rrugë të asfaltuar

Në Likoc të Ri të komunës së Skenderajt kanë filluar punimet përfundimtare në asfaltimin e rrugës së këtij fshati. Punimet përfundimtare në këtë projekt i ka inspektuar Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë.

Ai me këtë rast i ka siguruar banorët e këtushëm se asfaltimi i kësaj rruge do të bëhet shpejt, pasi punimet fillestare në këtë projekt janë bërë kohë më parë, ndërsa punimet finale bashkë me shtresën e asfaltit do të realizohen ditëve në vijim.

Asfaltimin i kësaj rruge lidh banorët e Likocit të Ri me rrugën Polluzhë-Likoc në fshatin Makërmal.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …