Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka uruar fituesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit

Limaj: 20 vite pas masakrës në Celinë, Fortesë dhe Brestoc kryerësit e krimit ende nuk kanë dalë para drejtësisë

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka kujtuar në 20-vjetorin e saj masakrës në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc. Limaj ka thënë se  janë bërë 20 vite pas kësaj masakre dhe  kryerësit e e krimit ende nuk kanë dalë para drejtësisë. “Sot, bëhen 20 vite nga masakra e 25 marsit të vitit 1999, në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc të Rahovecit. Në këtë përvjetor kujtojmë civilët e pafajshëm të moshave e gjinive të ndryshme, të vrarë nga forcat ushtarake e policore serbe. 20 vite pas kësaj masakre, kryerësit e këtyre krimeve ende nuk kanë dalë para drejtësisë. Ne si Qeveri, por edhe si Delegacion Shtetëror nuk do të heqim asnjëherë dorë së kërkuari drejtësi për sa kohë që kryerësit e krimeve në Kosovë nuk e marrin dënimin e merituar. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve”, ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Dy aksione brenda 10 ditësh në Prizren: Arrestime dhe sekuestrime për vjedhje dhe keqpërdorime

Prokuroria e Prizrenit ka kryer brenda 10 ditëve dy aksione të ndryshme lidhur me vjedhje …