Limaj: Kërkesat e opozitës, të anulohen marrëveshjet, ose Referendum, apo zgjedhje

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj iu ka drejtuar mijëra të pranishmëve në manifestimin e opozitës së bashkuar, duke thënë se kërkesat e opozitës janë që të anulohen marrëveshjet dhe nëse nuk anulohen, atëherë janë edhe dy kërkesa tjera të dërgohen në referendum ose të shkojmë në zgjedhje të reja

“Bashkimi ynë nuk është drejtuar kundër askujt por është në mbrojtje të interesave të vendit tonë. Bashkimi ynë ka një objektivë mbrojtjen e territorit dhe pavarësisë së Kosovës, Ai ftoi qeverinë që të dëgjojë zërin e qytetarëve të Kosovës. “Po i tregojmë atyre që kanë pas dilema dhe mendojnë se Kosova është në gjumë por jo nuk është në gjumë. Isë dhe Hashim asnjëherë nuk mund ta ndani popullin e Kosovës me këto dy marrëveshje. Dëgjoni zërin e qytetarëve sepse ju e dini se ata që nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve se si përfundojnë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …