Limaj kritikon Osmanin: U bë pjesë e zvarritjes, zgjedhjet duhej të shpalleshin menjëherë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani, duke thënë se ajo ka pasur mundësinë për ta nxjerrë Kosovën nga kriza politike, por ka lejuar zvarritjen e procesit zgjedhor. Gjatë konsultimeve që presidentja zhvilloi me partitë politike, u bë e qartë mungesa e vullnetit për krijimin e një shumice të re parlamentare.  Në këto rrethana, asaj i takonte të mos e zvarriste procesin dhe të shpallte menjëherë zgjedhjet e parakohshme. Vendi nuk ka më kapacitet për të formuar një qeveri të re dhe se shmangia e zgjedhjeve ka qenë e pajustifikuar. “Kur ka deklarim të qartë nga partitë që nuk ka vullnet për shumicë të re, presidentja duhet të veprojë, jo të shtyjë datën e zgjedhjeve,” shtoi ai. Gjatë takimit me Osmanin ka vërejtur prirjen e saj për ta mandatuar sërish një kandidat për kryeministër, pavarësisht mungesës së mbështetjes parlamentare. “Presidentja, në një mënyrë apo tjetër, ka rrëshqitur nga kompetencat e saj dhe është bërë pjesë e zvarritjes. Nuk ka pasur asnjë marrëveshje të re politike që do ta justifikonte një mandatim të dytë,  Sa i përket arsyes së vonesës për shpalljen e zgjedhjeve, Limaj tha se nuk e di motivin, por theksoi se ato mund të ishin shpallur menjëherë pas takimit të partive me presidenten. “Ka zvarritje, sepse zgjedhjet mund të shpalleshin të nesërmen e takimit tonë. Presidentja i kishte në dorë qëndrimet e të gjitha partive. Edhe pse unë vetë nuk kam qenë për zgjedhje, tash është e qartë se ato janë bërë zgjidhja e vetme,” përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Vlora Çitaku: Rozeta Hajdari nuk ka bërë asnjë hap pa aprovimin e Albin Kurtit

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas ngritjes së …