leoni

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj thotë se Kosova përballet me një numër të madh të agjencive dhe bordeve

Limaj: Lec Gradica iu përgjigj zërit të atdheut dhe nevojës që kërkonte koha duke u angazhuar në radhët e UÇK-së

Kryetari i Nismës Socialdemokrate njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka përkujtuar rënien e doktor Lec Gradicës. Limaj ka shkruar se në prag të 20-vjetorit të rënies kujtojmë me pietet të lartë jetën dhe veprën e Lec Gradiciës, mjekut i cili thotë Limaj se ra heroikisht duke shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë në malet e Qyqavicës. “Në prag të 20-vjetorit të rënies kujtojmë me pietet të lartë jetën dhe veprën e Dr. Lec Gradicës, mjekut të luftës, i cili ra heroikisht duke shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë në malet e Qyqavicës. Doktor Lec Gradica gjatë kohës së luftës në Kosovë iu përgjigj zërit të atdheut dhe nevojës që kërkonte koha duke u angazhuar në radhët e UÇK-së, ku dha kontribut të jashtëzakonshëm në mjekimin e ushtarëve të UÇK-së dhe popullatës civile. Rrënjët e shtetit janë në gjakun e dëshmoreve dhe martirëve të këtij brezi dhe brezave të mëhershëm. I paharrueshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit!”, ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat …