Limaj

Limaj: Marrëveshjet më Shqipërinë për romingun, patentë shoferët dhe licencat do të realizohen deri në maj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh Koordinator Kombëtar i dy qeverive ka thënë se mbledhja e dy qeverive e mbajtur në Pejë ka qenë efektive dhe konkrete. Limaj ka thënë se tanimë mbledhjet e përbashkëta nuk janë thjesht takime politike dhe se mbledhja e Pejës e ka ndryshuar këtë përceptim. Ai ka thënë se tanimë dy marrëveshje veçse kanë nisur të realizohen duke paralajmëruar edhe tri marrëveshje tjera deri në muajin maj. “E para është integrimi i kufijve, lëvizja e qytetarëve. Nga marsi do të fillohet qarkullimi fluid. Dy policitë tanimë janë në një vend. Vendimi i dytë ka qenë hapja e Pikës Doganorë të Kosovës në portin e Durrësit. Pika doganorë është një pikë tranziti që të gjitha mallrat që futen në portin e Durrësit i kryen procedurat aty dhe niset për në Prishtinë. Me ketë përveç që ulim shpenzimet, kemi arritur kursimin e kohës. Hapja zyrës tregon vizionin tonë”, ka thënë Limaj. Koordinatori Kombëtar ka thënë se marrëveshjet për romingun, patentë shoferët dhe njohjen e licencave do të nisin se realizuar deri në maj të këtij viti. Sa i përket çështjes se skanerit, ai ka thënë se Shqipëria po e trajton seriozisht të gjejë një rrugë për t’ia heq ketë barrë bizneseve të dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …