Limaj

Limaj thotë se Kosova po pozicionohet ndryshe duke paralajmëruar edhe masa tjera reciprociteti me Serbinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj e ka komentuar kërkesën e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, e cila po kërkon pezullim të taksës. Ai ka thënë se të gjithë e kanë kuptuar mesazhin që ka çuar Kosova me këtë taksë. Limaj thotë se ka ndryshim të diskursit qeverisës. Kosova po pozicionohet ndryshe. Më tutje, kryetari i Nismës ka thënë se ka ardhur një moment kur duhet të shikohet se a kanë pushuar arsyet për vendosjen e taksës. Limaj ka thekson se Serbia ka dhënë disa sinjale dhe janë të gatshëm më arritë një marrëveshje si të dilet nga kjo situatë. Ai ka thënë se kurrë më asnjëherë nuk do të futen mallra në Kosovë me emërtime jo kushtetuese duke paralajmëruar reciprocitet.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …