Fatmir Limaj: Nuk mund të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse derisa kreu i shtetit serb mohon krimet e bëra në Kosovë

Limaj thotë se Platforma për Dialogun ka marrë mbështetjen e krerëve shtetëror dhe si e tillë do të votohet në ora 15:00

Bashkënegociatori në dialog me Serbinë, njëherit Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka thënë se platforma ka marrë mbështetjen e krerëve shtetëror dhe si e tillë do të votohet në ora 15:00. “Përfundimisht platforma ka marrë formën finale, sot kemi pasur takim me kryeministrin, presidentin, kryeparlamentarin dhe të tretë kanë dhënë mbështetje, në ora 15:00 pritet të votohet”. “Në ora 3 delegacioni pritet ta mirat ta miratoje dhe nesër do t’i dërgohet kuvendit. Tema ka qenë platforma dhe jo tema të tjera, shpresojmë që edhe Parlamenti do të kontribuoje në këtë platformë. Nuk besojmë që nuk do të përkrahet sepse platforma është në përputhje me interesant e Kosovës”, ka përfunduar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Skandal i rëndë në energji: Dyshime për manipulim masiv me njehsorë, qytetarët paguajnë miliona më shumë

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngritur alarmin për një skandal serioz në …