Ramiz Lladrovci: PDK-ja në Drenas pritet t’i fitojë zgjedhjet me 70% – ndoshta dikujt po i dhemb koka për këtë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme lokale pret që Partia Demokratike e Kosovës, të fitojë bindshëm, madje deri në 70% të votave. Lladrovci tha se kjo pritje e lartë mund të mos i pëlqejë të gjithëve. “Na jemi tu prit me i fitu zgjedhjet 70%. Ndoshta dikujt i dhemb kryt që Ramizi i fiton zgjedhjet me 70%”, u shpreh ai. Në vazhdim të intervistës, Lladrovci hodhi akuza të tërthorta duke thënë se ka individë nga komuna të tjera që, sipas tij, kanë interes për Drenasin. “Oo, nuk është te Memli Krasniqi. Ka njerëz të komunave tjera që kanë interes për Drenasin, sepse s’kanë mujt me marrë asnjë veprim pa ligj këtu qe nëntë vjet. Këto komente vijnë në një kohë kur brenda PDK-së janë rritur tensionet lidhur me ndikimin dhe përfaqësimin në komuna kyçe si Drenasi, një bastion historik i kësaj partie.

Kontrolloni gjithashtu

Sllavisha Filiq dënohet me 15 vjet burg për zhdukjen e doktorit Hafir Shala

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor dhe dënuar me 15 vjet burgim Sllavisha Filiqin, …