Lajcak

Llajçak: Kur ne krijuam një boshllëk në rajon, të tjerët po vijnë me ide të tjera

Diplomatët evropianë, Miroslav Lajçak dhe Karl Bildt,  thanë se vonesat e BE-së për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor ishin një arsye për shfaqjen e sugjerimeve “shumë të rrezikshme” për ndryshimin e kufijve në rajon. Lajcak dhe Bildt shprehën shqetësimin në lidhje me dy të ashtuquajtura projekte njëra prej të cilave pretendohet se  mbante autorësinë e  kryeministri slloven, Janez Jansha dhe tjetra nga Franca dhe Gjermania, gjë që është mohuar nga këto dy shtete. “Kur ne  krijuam një boshllëk në rajon, të tjerët po vijnë me ide të tjera. Nëse nuk jemi seriozë me Planin e anëtarësimiit në BE për shtetet e Ballkanit, do të vijnë njerëz të tjerë me një Plan B dhe kjo është pikërisht ajo për të cilën flitet në këtë projekt, deklaroi Lajçak, emisar special i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi. Karl Bildt pajtohet  me këto konstatime të Lajçakut.

 

Kontrolloni gjithashtu

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, …