Llap-top, kino-projektorë, karrige dhe banka donacion për tri shkolla fillore në Skenderaj

Në ambientin e brendshëm të Shkollës Fillore e Mesme e Ulët “Shaban Jashari”, është organizuar një manifestim, ku ka marrë pjesë kryetari i Komunës, Bekim Jashari, drejtori për Arsim, Bekim Latifi, zyrtarë të Ambasada Turke në Prishtinë, përfaqësues të Kryesisë së Këshillit Turk në Kosovë, me ç’rast tri shkollave fillore i është dhuruar një donacion për nevoja të mësimnxënies dhe mësimdhënies. Donacioni që është për shkollat: “Shaban Jashari”, “Ahmet Delia” dhe “Drenica”), përfshin llap-top, kino-projektor, perde për kino-projektor, banka dhe karrige shkollore dhe vitrina. Kryetari Jashari, në emër të Komunës së Skenderajt e ka falënderuar kolonelin Cem Sinan Barim, komandant i Kryesisë së Këshillit Turk, për këtë donacion, dhe për mbështetje të vazhdueshme për arsimin në komunën tonë, siç është rasti i rinovimit të Shkollës së Mesme Teknike “Anton Çeta”, projekt i financuar nga TIKA turke. Sipas Jashari, Turqia e ka ndihmuar Kosovën në liri, shtetndërtim dhe në zhvillim të saj, për çka në shenjë mirënjohjeje, kolonelit i dhuroi Stemën e Komunës së Skenderajt. Edhe drejtori i shkollës “Shaban Jashari”, Rushi Jeta, në shenjë falënderimi, i ka ndarë mirënjohje dhe një dhuratë për mikun turk.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …