Brickos

QKMF,, Adem Ukëhaxhaj” në Deçan fiton donacion nga Ipko

Qendra kryesore e mjekësisë Familjare në Deçan ka pranuar një donacion në vlerë prej 5000€ nga Kompania IPKO. Në pranimin e këtij donacioni ishte i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, Drejtori i Shëndetësisë Punës dhe Mirëqenies Sociale Ibrahim Selmonaj, drejtori i QKMF-së Selmon Berisha, Arjanit Duraku nga Kompania IPKO  më bashkëpunëtorë. Me këtë rast i pari i komunë Ramosaj, tha se ky donacion është i mirëseardhur me vet faktin se repartit të stomatologjisë i krijojnë kushte më të mira për kryerjen e punëve që kanë, ndërsa sa i përket pajisjes së rëntgenit e cila është në vlerë mbi 2000 euro ka qen e mirëseardhur me vet faktin se kjo qendër ka nevoja të shumta në ketë sektor, e mundësitë buxhetore nuk janë çdo herë për riparim të mjeteve të cilat tashmë janë edhe te vjetruara dhe kanë kosto të lartë. Më ketë rast dua të falënderoi  Kompaninë IPKO për këtë donacion dhe uroi që personelit mjekësor ti lehtësoi sadopak punën në përditshmërinë e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …