leoni

Kryetari Ramosaj raporton para qytetarëve për punën një vjeçare

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka mbajtur tubimin e dytë me publikun ku ka raportuar para qytetarëve për punën e tij një vjeçare. Në tubim merrnin pjesë, drejtor të drejtorive komunale, asamblistë, këshillat e  fshatrave, përfaqësues të OJQ-ve lokale, KFOR, mediat dhe qytetarë të shumtë. Në tubimin me publikun, është diskutuar për aktivitetet e Komunës së Deçanit të kryera gjatë vitit fiskal 2018. Takimin e ka hapur kryesuesi i Asamblesë Komunale Haki Shehaj, i cili ka treguar rëndësinë e këtij takimi me publikun duke e kujtuar së ky tubim ishte para që të mbahej më datë 14.12.2018  pikërisht në ditën kur edhe kryetari Ramosaj një vite më herët edhe e kishte bërë betimin bashkë me asamblistët dhe ekzekutivin komunal për një mandat 4 vjeçar. Punën një vjeçare e ka prezantuar kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj i cili ka falënderuar të pranishmit për prezencën dhe bashkëpunimin e treguar gjatë këtij viti. “Ju falënderoj gjithsecilin për bashkëpunimin që keni treguar ne realizimin e projekteve të cilat janë kryer në vendbanimet ku jetoni, pres bashkëpunimin tuaj edhe në të ardhmen në zhvillimin e projekteve që janë ne interesin e përgjithshëm, ka thënë kryetari Ramosaj. Kryetari Ramosaj ka shtuar se të gjitha projektet e parapara të kryhen gjatë vitit 2018 edhe shumë projekte të bashkë financuara me nivelin qendror, kanë përfunduar sipas planifikimit, kemi edhe shumë projekte të nisura të cilat për shkak të dinamikës së punimeve do të vazhdojnë edhe në vitin 2019, por nuk do të thotë se të gjitha projekte që janë planifikuar për këtë vit kanë nis dhe janë përfundua, kanë ndodh investime të shumta por pres që në vitin 2019 të kem një dinamik akoma më të madhe të punimeve e për këtë unë dua me falënderuar qeverinë Haradinaj e cila është mundu që projektet e dërguara nga komuna e Deçanit ti mbështes’’. Të pranishmit kanë shtruar pyetje dhe sugjerime ekzekutivit për punën një vjeçare, ndërsa i është përgjigjur vet kryetari Ramosaj, të gjithë atyre që kanë drejtuar pyetje për projektet që kanë përfunduar gjatë këtij viti dhe prioritetet për vitin 2019. Në realizimin e projekteve kapitale, kanë përfunduar kryesisht rrugë në lagje, kanalizimi faza e tretë në qytete dhe kanalizim në disa fshatra, ujësjellës, ndërtimi i Komplekseve Memorial të varrezave të Dëshmorëve dhe mirëmbajtja e tyre, kanë vazhduar punimet më dinamikën e shtuar në rrugën Deçan-Plave, është duke vazhduar projekti i KEDS-it për elektrifikimin e bjeshkëve, kemi nisur projektin për trajtimin e Lumit në Deçan, jemi duke u munduar që të bëjmë trajtimin dhe menaxhimin e  mbeturinave ku lirshëm mund të themi se jemi duke ecur më hapa të mirë drejt një ,,Deçani Ekologjikë’’ sepse ndërmarrja ,,Hixhena’’ tashmë është ndërmarrje komunale dhe falë bashkëpunimit të mire më GIZIN –Gjerman, kemi arrit që të shtrim rrjetin e pajisjeve më kontejner po ashtu në qytet të kryem shërbim çdo ditë dhe në fshatra çdo javë apo 4 her në muaj dhe projekte të tjera të planifikuara. Vlen të theksohet se të pranishmit e këtij debati patën rastin që gjatë gjithë kohës me anë të projektorit kanë përcjellë të gjitha punimet që janë realizuar Brenda vitit kalendarik 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …