50 minatorë të rinj të Trepçës hyjnë në grevë, druajnë se konkursi përmes të cilit u pranuan në punë do të anulohe

Ministri Lluka: Statuti për gjigantin Trepça, brenda dy jave do të procedohet në Qeveri e më pas edhe në Kuvend

Statuti për gjigantin metalorgjik Trepça, brenda dy javesh do të procedohet në Qeveri e më pas edhe në Kuvendin e Kosovës për miratim. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, pas një takimi që ka zhvilluar me Bordin Drejtues të Trepçës, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Haradinaj. Lluka ka thënë se anëtarët e Bordit të Trepçës informuan për punën e deri tanishëm në hartimin e statutit, transmeton lajmi.net.

“Brenda 2 jave, do ta procedojmë statutin në mbledhje të Qeverisë dhe më pastaj, në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Bordi do të punoj me intenzitet të shtuar deri sa të kemi funksionalizim të plotë të kësaj ndërmarrje!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Kelmendi

38 vjet nga rasti Aziz Kelmendi – ngjarja që tronditi Kosovën dhe Jugosllavinë

Më 3 shtator te vitit 1987 është vrarë, Aziz Kelmendi.  Ai kishte lindur në fshatin …