LSDM shpreh gatishmëri për zgjedhje të parakohshme, por pa sqarime për datën

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë është e përgatitur për zgjedhje të parakohshme parlamentare, deklaroi kryetari i partisë, Venko Filipçe. Megjithatë, ai nuk e sqaroi nëse opozita do të kërkojë që këto zgjedhje të zhvillohen paralelisht me ato lokale. Sipas Filipçes, situata në koalicionin qeveritar është e paqëndrueshme, veçanërisht pas përçarjeve të fundit brenda partnerit VLEN, çka mund të çojë në zgjedhje të parakohshme. Për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme foli edhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, gjatë një konference në Lubjanë, duke e lidhur këtë me ecurinë e procesit eurointegrues. Ndërkohë, kryeministri Hristijan Mickoski nuk dha një përgjigje të prerë nëse planifikon që zgjedhjet parlamentare të mbahen së bashku me ato lokale. Sa i përket përgatitjeve për zgjedhjet lokale, Filipçe theksoi se LSDM do të garojë në koalicion, ndërsa për mundësinë e bashkëpunimit me Arben Taravarin, ai tha se ka iniciativa të nisura për negociata.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …