Lufta në Ukrainë është në ditën e saj të 229 dhe ka shënuar një kthesë të fortë! Rusia ka rinisur bombardimet dhe sirenat e alarmit ajror ranë sërish në Kiev, pas goditjeve masive që u shënuan një ditë më parë dhe që vranë 14 persona në Kiev. Qindra të tjerë janë plagosur. Orët e fundit janë parë valë pas vale shpërthimesh, jo vetëm në Kiev, por në të gjithë vendin, nga Lvov në perëndim në Harkov në lindje dhe Odesa në jug. Të gjithë qytetarëve u është thënë të rifuten në bodrume pasi priten sulme të mëtejshme, duke përdorur raketa dhe dronë. Gjatë natës, forcat ruse kanë vënë në shënjestër disa infrastruktura në qytetin e Zaporozhia. Ende nuk ka informacione për viktima dhe të lënduar. Pas shkatërrimit të urës që lidh Krimenë me Rusinë, forca ruse goditën disa qytete ruse me raketa, duke shkatërruar infrastrukturën civile. Presidenti Zelensky i kërkoi Europës përgjigje të ashpër.
Kontrolloni gjithashtu
Isuf Ismaili: Romani biografik Vegimtari pasqyron rrugëtimin jetësor të profesorit Ahmet Qeriqi
Në vazhdën e promovimit të veprave të lëna në dorëshkrim nga profesori Ahmet Qeriqi, para …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
