Luftëtarët e lirisë zënë Grykën e Carralevës më 14 qershor 1998, forcat serbe djegin shtëpitë gjatë tërheqjes

Më 14 qershor të vitit 1998, në një ndër betejat më të rëndësishme të Luftës Çlirimtare, luftëtarët e fshatrave Krojmir, Pjetërshticë, Shalë, Carralevë, Zborc dhe fshatra të tjera përreth arritën të zënë Grykën strategjike të Carralevës, duke i shkaktuar humbje të konsiderueshme forcave policore serbe që vepronin nga drejtimi i Shtimes. Pas një përballjeje që zgjati mbi katër orë, forcat serbe u detyruan të tërhiqen, ndërsa Gryka e Carralevës mbeti e kontrolluar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës deri në ofensivën e rëndë serbe të 25 dhe 26 korrikut të atij viti. Saktësisht një vit më pas, më 14 qershor të vitit 1999, reporterët e Radios-Kosova e Lirë raportuan për krimet e fundit të forcave serbe gjatë tërheqjes nga territori i Kosovës. Ushtarë dhe policë serbë, përveç plaçkitjes së shtëpive të shqiptarëve, po digjnin shtëpitë për të humbur gjurmët e krimeve të kryera. Për më tepër, gjatë kësaj tërheqjeje, ata kishin marrë me vete edhe pjesëtarë të popullatës civile, të cilët më parë i kishin mbajtur të izoluar apo në burgje të përkohshme.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Ushtrisë Amerikane

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar popullin amerikan dhe institucionet …