leoni

Lutfi Haziri: Qeveria Kurti është e zhytur shumë në korrupsion, do ta këtë problem me dalë para njerëzve

Lufti Haziri i LDK-së: Jo përfundimtare koalicionit me VV-në – qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar

Mundësia për një koalicion të mundshëm ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë përgjigje negative. Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, e konfirmoi sonte refuzimin përfundimtar të kësaj ideje. Haziri tha se qëndrimi i partisë së tij ka qenë i qartë dhe i pandryshuar qysh nga parafushata zgjedhore. Ai shtoi se përgjigjja e LDK-së ndaj ftesës për bashkëpunim është dhënë me shkrim, duke nënvizuar se takimet jozyrtare nuk i ndihmojnë këtij procesi. “Bashkëpunimi mes LDK-së dhe VV-së ka pas histori të mirë deri në formimin e Qeverisë, pastaj ka degraduar deri në protesta rrugësh. E kemi përjetuar të dy anët e medaljes së bashkëpunimit”, tha Haziri, duke shtuar se konsistenca e LDK-së ka mbetur e njëjtë. Ai i bëri thirrje VV-së si parti fituese që të veprojë në përputhje me rezultatin zgjedhor: “Je parti e parë – puno me kë të duash dhe implemento rezultatin e zgjedhjeve”.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …