Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut ka bërë të ditur se janë duke u zhvilluar  luftime tejet të ashpra e të përgjakshme mes forcave qeveritare të Assadit dhe forcave të ISIS-it në Siri. Gjatë luftimeve që nuk kanë të ndalur thuhet se janë vrarë më shumë se 120 assadistë dhe 70 pjesëtarë të ISIS-it,  cili ka arritur t’ i kthejë disa territore të humbura kohë më parë.  Pavarësisht humbjeve në njerëz dhe humbjen e disa territoreve forcat e regjimit të Assadit, të ndihmuara nga forcat ruse, propagandojnë se kanë marrë nën kontroll disa nga bazat e IS-it në Dar al Zura. ( RKL. Burimi: Al-Xhazira) 
Kontrolloni gjithashtu
Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës
Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				