Lulzim Peci

Lulzim Peci: Me vendimin e Listës Serbe për t’u larguar nga institucionet, ata nuk kanë për qëllim Asociacionin, por shkëputjen

Ish-ambasadori dhe drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka pasqyruar situatën e krijuar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave ilegale. Pasi Qeveria e Kosovës nuk e pranoi shtyrjen e afatit për ndërrimin e targave ilegale në veri të vendit, tani përpos suspendimi të këtij vendimi, po kërkohet nga SHBA-ja dhe BE-ja edhe zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin. Por, Peci konsideron se Asociacioni nuk mund të vihet në jetë pa i pasur komplet funksionale institucionet komunale në veri të vendit. Ai shtoi Lista Serbe dhe Serbia e din shumë mirë se pa qenë pjesë e institucioneve, Asociacioni nuk mund të realizohet, e për këtë, sipas tij, largimi nga institucionet po bëhet me qëllim që të ketë një status të veçantë autonom apo shkëputjen de-fakto të veriut. Me vendimin e Listës Serbe për t’u larguar nga institucionet po tregohet se ata nuk e kanë për qëllim Asociacionin, por një status të veçantë autonom apo shkëputjen de-fakto të veriut. Kjo dëshmohet me faktin se komuniteti serb në pjesët tjera të vendit, është duke e zhvilluar jetën e tij institucionale në mënyrë normale. Kosova edhe kësaj radhe  ka bërë autogol, tha Lulzim Peci.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Qarkorja e Ministrisë së Financave është në kundërshtim me ligjin

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka drejtuar kritika në drejtim …