Lulzim Peci

Lulzim Peci: Qeveria e re e Kosovës do të përballet me tri çështje kyçe

Drejtori i Institut KIPRED, Lulzim Peci, ka identifikuar tri çështje kyçe me të cilat do të përballet qeveria e re e Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Peci ka theksuar se këto çështje janë të lidhura drejtpërdrejt me orientimin strategjik dhe të ardhmen e Kosovës. Ai ka shpërndarë ka shpjeguar se çdo qeveri që do të formohet duhet të merret me: Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, stabilizimi i situatës në veri, rindërtimi i besimit me aleatët perëndimorë – Peci ka theksuar se është e domosdoshme për qeverinë e re të rindërtojë besimin dhe të krijojë një agjendë të përbashkët me shtetet kyçe perëndimore, përfshirë vendet e Quint-it. Ky hap është i nevojshëm për avancimin drejt një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, që do të përfshijë njohjen eksplicite të Kosovës si shtet sovran dhe të barabartë në bashkësinë ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Debat për 100 eurot e studentëve: opozita akuzon qeverinë për përdorim elektoral të buxhetit

Para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, qeveria në detyrë e Kosovës kishte miratuar ndarjen e …